Filipçe: Prej të hënën do të fillojnë pagesat për rritjen e pagave

Nga java e ardhshme përnjëherë do të paguhet rritja e pagave të vonuara prej 5% për punëtorët shëndetësorë, ndërsa nga muaji tjetër kjo do të paguhet rregullisht për pesë muaj si shtesë për punë me Covid, deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Sot u transferuan mjetet për rritjen e pagave të të gjithë të punësuarve në sektorin shëndetësor, jo vetëm të punëtorëve shëndetësorë. Kishte një problem me sistemin e thesarit në Fond, i cili u kapërcye dje dhe nga e hëna do të fillojnë pagesat për rritjen e pagave. Kjo do të thotë që të gjitha detyrimet e mbetura nga muajt e kaluar, pesë për qind rritje duke filluar nga marsi, do të paguhen menjëherë javën e ardhshme, ndërsa nga muaji tjetër rregullisht për pesë muaj si shtesë për punë me kovid për të gjithë të punësuarit në sistemin e shëndetit publik”, tha Filipçe.