Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sapo ka postuar në Facebook se prej sot do të jetë në izolim shtëpiak, pasi tek kryetari i Komunës së Kumanovës me të cilin dje kishte kontakt, është diagnostikuar me koronavirus.
“Pas informatës se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili dje mbajti mbledhje të shtabit të krizës në Kumanovë, ku mora pjesë dhe unë, është pozitiv në Kovid-19, prej sot unë do të jem në izolim shtëpiak. Në mbledhje kam respektuar të gjitha protokollet dhe kam mbajtur pajisje mbrojtëse sikurse edhe gjithë të tjerët. Pres epidemiologët nga Instituti i Shëndetit publik të cilët do të kryejnë anketat epidemiologjike mua dhe funksionarëve të tjerë të qeverisë të cilët ishin prezent në mbledhjen e djeshme. Deri në marrjen e vlerësimit epidemiologjik dhe udhëzimeve për verimet e mëtejme, mbetem në izolim shtëpiak”, ka shkruar Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.