Filipçe: Prej sot dënohet mosrespektimi i dekretit për mbajtjen e maskave

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Facebook ka rikujtuar edhe një herë se prej sot nis zbatimi i dekretit për mbajtje të detyrueshme të maskës, shallit apo faculetës për të mbuluar gojën dhe hundën, masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“❗️Prej sot dënohet mosrespektimi i dekretit për mbajtjen e maskave

?Mbajtje e detyrueshme e pajisjeve mbrojtëse (maskë, shall ose faculetë) në gojë dhe hundë në të gjitha ambientet e mbyllura publike, përfshi marketet, dyqanet, bankat, zyrat postare, objektet shëndetësore, si dhe transporti publik.

?Pajisjet mbrojtëse janë të domosdoshme edhe në sipërfaqe të hapura kur nuk ka mundësi të ruhet distanca fizike prej dy metrash me njerëzit e tjerë që janë afër.

?Pajisjet mbrojtëse në sipërfaqe të hapur nuk mbahet vetëm nëse qëndroni në oborr, ose në tarracën e shtëpisë tuaj, me biçikletë, sportit në sipërfaqe të hapur ose automjet udhëtimi me njerëz me të cilët jetoni në bashkësi apo familjarë.”, ka shkruar Filipçe

Kujtojmë, se sipas dekretit të miratuar nga Qeveria, secili qytetar që në ambiente të mbyllura nuk mban pajisje për mbrojtje personale siç janë maskat , shalli ose faculeta do të dënohet me nga 20 euro, ndërsa kompanitë që nuk do të respektojnë masat për mbrojtje personale do të denohen deri më 2 000 euro.