Filipçe: Pranoj ankesat e infermiereve në Infektive, kanë punuar 24/7


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në një prononcim për media u shpreh se me motrat medicinale të cilat gjatë ditës së djeshme deponuan dorëheqjet e tyre, ka realizuar takim, kanë biseduar dhe se fillimisht do të shfrytëzojnë pushimin vjetor e më pas pritet riorganizimi i punës në Klinikën Infektive

“Gjetëm kompromis të përkohshëm do të shfrytëzojnë pushimet vjetore deri sa të bëjmë riorganizimin e punës në Klinikën Infektive”, tha Filipçe.

Ndërkohë ministri i shëndetësisë Filipçe konfirmoi edhe rastin e infektimit të një foshnje me Kovid-19, por u shpreh se priten rezultatet edhe të një strishe. Megjithatë sipas tij gjasat janë të mëdha që foshnja të jetë infektuar nga gji-dhënia.