Filipçe: Po testohet shoferi i minibusit me të cilin udhëtoi gruaja e infektuar nga Milano

Kanë dalë rezultatet e pacientit nga Strumica i cili dyshohej se ishte i infektuar me koronavirus. Rezultati është negativ.

Për momentin analiza po bëhen tek vozitësi i minibusit që ka udhëtuar nga Milano, e në të cilin ka qenë edhe gruaja e infektuar me virusin. Këtë informacion e ndau, Ministri Venko Filipçe.

“Vozitësi nuk kishte kontakte me askënd, ishte i vetëm në shtëpi. Sot kishte ndjerë dhimbje në gjoks dhe të pasur të kallitura, dhe vet është paraqitur, më pastaj kemi reaguar dhe e kemi testuar. Rezultatet do të jenë gati për 2-3 orë”, tha Filipçe.