Filipçe: Po punohet intensivisht në Likovë, Çair dhe Studeniçan

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se Instituti i Shëndetit Publik në Kumanovë dhe në Shkup po punon me intensitet të shtuar, duke marrë parasysh se në disa vende në këto qytete është shtuar numri i personave të infektuar me Covid-19.

“Në Likovë, prej 12 të infektuarve të rijnë nga Kumanova, 11 janë nga Likova. Këtu po punohet me intensitet të shtuar nga ana e ekipit për shëndet publik në Kumanovë, të cilët po ndihmohen nga epidemiologët nga Kratova dhe Kriva Pallanka.

Po punojmë intensivisht edhe në Shkup, Çair dhe Studeniçan. Numër i madh nga numri i përgjithshëm i kontakteve të të sëmurëve të mëparshëm janë në korniza të 10 familjeve dhe këtu po bëhen intervista dhe po izolohen dhe testohen persona në bazë të rrezikshmërisë”, tha mes tjerash Filipçe.