Filipçe: Po bllokohen mjetet nga Banka Botërore për trajtim cilësor të pacientëve me Kovid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe shpreh keqardhje dhe nuk e kupton se pse nga ana e zëvendësministres plotësuese të Financave po bllokohen mjetet nga Banka Botërore të dedikuara, mes tjerash, që sistemi shëndetësor të mund t’u përgjigjet nevojave të pacientëve me Kovid-19.

“Me të vërtetë më vjen keq që zëvendësministrja plotësuese nuk e nënshkruan kredinë. Kishim pyetja nga ana e saj të cilave iu përgjigjëm tetë herë. Bëhet fjalë për kredi, ndihmë që është nga Banka Botërore për këtë qëllim për mbështetje të sistemeve shëndetësore. Në botë kredi kanë marrë më shumë se 100 vende edhe atë kredi urgjente dhe të shpejtë, ndërsa ne dy muaj iu përgjigjemi pyetjeve të zëvendësministres”, tha Filipçe në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media.

Ai sqaroi se mjetet janë për pajisje të reparteve infektive në gjithë shtetin, për kujdes intensiv nëpër gjithë shtetin, shtretër, respiratorë, aspiratorë, aparate mobile për rentgen dhe gjithçka që nënkupton trajtim cilësor të këtyre pacientëve.

“Nuk mund ta kuptoj shkakun se pse bëhet e metë serioze në sistemin shëndetësor në këtë fazë, kur të gjitha vendet në botë e bëjnë këtë, dhe kur nuk e dimë se çka na pret në shtator, kur të gjitha vendet parashohin një valë edhe më të madhe”, tha Filipçe dhe shtoi se kur e kemi mundësinë për kredi të shpejtë tani kemi një problem të tillë.