Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se në maj do të arrijnë edhe 25 mijë doza të tjera të vaksinës “Pfizer”.
“Sot kemi marrë një listë nga “Pfizer” që gjatë majit, çdo të hënë, do të mbërrijnë 5 deri në 7 mijë vaksina për të arritur numrin e përgjithshëm të plus 10 mijë vaksinave. Ardhja e 200.000 vaksinave kineze pritet më 28 prill. Mbërritja do të përkojë me festat e Pashkëve dhe vaksinimi do të bëhet nga 4 maji, e marta pas pushimeve. Deri atëherë, të gjitha sallat sportive në gjashtë qytetet e planifikuara do të jenë gati”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.