Filipçe: Përkeqësohet gjendja e pacientes së parë nga Dibra

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se është përkeqësuar shëndeti i pacientës së parë nga Dibra, e cila bashkë me burrin, ishte prekur nga koronavirusi.

Ai shtoi se ajo është në kufi të përfshirjes në aparat për ventilim mekanik.

8 pacientët e mbetur janë në gjendje stabile, përfshirë edhe pacienten e parë e cila këto ditë duhet të jetë lëshuar në kurim shtëpiak.