Filipçe për zgjedhjet: Periudha para nesh është e qetë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk u përgjigj konkretisht nëse Komisioni për sëmundje ngjitëse ka sugjeruar se periudha që pason është e përshtatshme ose jo për organizimin e zgjedhjeve. Në një përgjigje të tërthortë, Filipçe deklaroi:

“Diskutuam në komision se para nesh është një periudhë e qetë sepse kemi pasur masa të rrepta dhe tani kemi rezultate dhe sipas diskutimeve, njohurive dhe parashikimeve, para nesh është është një periudhë e qetë që mund të menaxhohet edhe nga sistemi shëndetësor sa i takon numrit të pacientëve që vinë. Gjë e mirë në këtë rast është se të gjithë pacientët që vinë lidhen me raste konkrete dhe kontakte konkrete. Ajo çfarë mund ta përkeqësojë situatën është hapja e kufijve, ardhja dhe kthimi pas i shtetasve brenda dhe jashtë vendit, kthimi i fëmijëve në shkolla.”