Filipçe për vizitë zyrtare në Beograd

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, do të zhvillojnë sot një vizitë zyrtare në Beograd, ku do të takohen me ministrin e Shëndetësisë të Serbisë, Zllatibor Lonçar dhe me drejtoreshën e Institutit të virologjisë, vaksinave dhe serumeve “Torlak”, Vera Stoiljkoviq.
Mes tjerash do të diskutohet edhe për gjendjen me pandeminë dhe furnizimin me vaksina.