Filipçe: Për të arritur imunitetin kolektiv duhet 80% e popullatës të vaksinohet

Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se është mirë që është rritur interesimi për vaksinim, ndërsa tha se për tu arritur imuniteti kolektiv duhet të jenë të vaksinuar 80% të popullatës. Ai tha se është i vetëdijshëm se ka qëndrime të ndryshme dhe qasje sa i përket vaksinimit.

“Mund të kuptoj se disa masa të caktuara nuk na shkojnë përshtati dhe ekzistojnë edhe zgjidhje alternative. Por atë që e them me siguri është se çdo masë dhe vendim që e sjellim i dedikohet dy qëllimeve, imunizim sa më të shpejtë dhe shkurtim sa më të shpejtë të rrugës së virusit. Prandaj kërkoj mirëkuptim sepse masat po japin rezultat. Rreth 70 pacientëve janë të hospitalizuar. Numri më i madh i pacientëve, në kuptimin e okupimit të kapaciteteve janë në Tetovë, ku ka rreth 110 pacientë, 90 pacientë në Gostivar, rreth 35 në Strugë, 40 pacientë në Kërçovë. Imuniteti kolektiv pritet të rritet deri më 15 tetor”, u shpreh Filipçe