Filipçe: “Për momentin nuk planifikohen masa të reja kufizuese”

Për momentin nuk planifikojmë masa të reja restriktive për shkak të asaj se numri i tanishëm i pacientëve nuk i ngarkon spitalet, por përkundrazi ato po zbrazen dhe ka gjithnjë e më pak të hospitalizuar, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Ai tha se për çdo ditë po bisedon me drejtorët e klinikave për rastet me Kovid-19, të cilat janë të rënda dhe kanë rezultat të vdekjes.

“Rastet e rënda në ventilim mekanik janë në Klinikën Infektive dhe në SPQ ‘8 Shtatori’. Bisedojmë për qasjen për mjekim, për diagnozën. Një numër shumë i vogël i rasteve pas rekomandimeve të fundit, vetëm rastet më të rënda vendosen në ventilim mekanik. Koncepti në ndërkohë që në fillim të krizës ndryshoi. Një kohë në fillim ishte ai rekomandim për ventilim mekanik, pastaj për ventilim joinavziv me çka janë pajisur të gjitha qendrat e kovidit”, theksoi Filipçe.

Sa i përket bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ministri theksoi se është në komunikim me drejtorin rajonal të OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.
“Shumë herë kemi biseduar duke pasur parasysh atë që kjo kërkesë kërkon analizë të hollësishme dhe të situatës me sëmundjet kronike në vendin tonë. Ekspertiza është e mirëseardhur. Është mirë që të dëgjojmë përvoja nga vende të tjera dhe nga ato si ekspertë që ta dimë se çka më shumë”, shtoi Filipçe.