Filipçe: Për moment nuk mendohet për masa shtesë, nuk është e nevojshme zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se strategjia është e mirë dhe se ajo mbi-ndërtohet në bazë të karakteristikave, numrit të personave, kllasterve si dhe shpërndarjes mes kllastervëve.

“Në vendet ku kllasterët kaun ndodhur nga mos respektimi i masave ashtu i qasemi, identifikohen ato kontakte në kuadër të kontakteve dhe marrim informacione. Vlerësoj se kjo masë është për kontroll më intensiv, posaçërisht në rajonet kritike, me qëllim që të eliminohen arsyet që solën drej tek kjo. Ndërsa kjo është kontrolli më intensiv për grupimet posaçërisht ën orët e vona të natës, vlerësoj se do të jep rezultate”, tha Filipçe.

Ora policore në një far mënyrë është kodifikuar, tha Filipçe.

“Tani për tani nuk ka nevojë të vendosen masa shtesë nga ato që janë aktive në teren por e ndjekim situatën dhe analizojmë në bazë të rezultateve dhe analizave dy javore”, shtoi Filipçe.

Filipçe tha se në këtë moment nuk është e nevojshme zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme.