Filipçe për mediat: Falënderim i madh për punën tuaj në ballafaqimin me Kovid-19


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot me rastin e Ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave dërgoi falënderim deri te gazetarët dhe punonjësit mediatik për punën e tyre në ballafaqimin me luftën me Kovid-19.

“Nga dita e parë, kur, si vend, u përballëm me virusin i cili i ndëroi jetët e miliona njerëzve përreth botës, ishim të bindur se vetëm komunikimi transparent, i saktë dhe në kohë mund të kontribuojë në heqjen e frikës dhe panikës te qytetarët dhe ngritjen e vetëdijes publike. Paralelisht me ballafaqimin me pandeminë, bota lufton edhe me dezinformatat dhe lajmet e rrejshme, të cilat në kushte të tilla mund të jenë më të rrezikshme edhe nga vetë pande(MEDIAL). Nga ana tjetër, informatat e sakta dhe raportimi i bazuar në fakte janë ilaç për njerëzimin dhe mënyrë e vetme të fitohen betejat e mëdha. Në një rrethim të tillë kompleks, ju mediat dhe punonjësit mediatik jeni më shumë se një lidhje mes instoticioneve dhe opinionit. Ju jeni partner i cili krah për krahë me institucionet keni rol në ballafaqimin me krizën. U përgjigjët në mënyrë profesionale në sfidën dhe treguat se jeni në majën e detyrës dhe për atë sinqerisht ju falënderohem shumë”; shkruan Filipçe në urim.

Thekson se institucione të hapura, liria e mediave, raportimi korrekt dhe transparent është kodeksi i cili duhet të ndiqet gjatë krizës, por edhe në kushte paqësore.

Vetëm ashtu, thotë Filipçe, konfirmojmë se jemi më të përkushtuar në vlerat demokratike dhe se mbajmë kujdes për një nga shtyllat bazë të demokracisë./GazetaExpress