Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në televizionin Telma paralajmëroi qytetarët se edhe gjatë kohë duhet të mësohen me masat për mbrojtje nga coronavirusi.
“Kjo do të zgjasë. Nuk do të përfundojë as në fund të këtij viti, as në fillim të vitit të ardhshëm. Ka parashikime se edhe pas vaksinimit gjendja e tillë me coronavirusin do të vazhdojë. Disa parashikime më të reja thonë se do të zgjasë deri në vitin 2022”, tha ministri Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se duhet të mësohemi të mbajmë maskë dhe të mbajmë largësinë trupore.