Para pak çastesh, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dha lajmin se drejtoresha e repartit të sëmundjeve të lëkurës është infektuar me koronavirus, duke qenë në udhëtim në Itali.
Ministri Filipçe tha se do sanksionohen ata që nuk i respektojnë rekomandimet nga institucionet përkatëse. Drejtoresha e infektuar ka qëndruar në punë gjatë javës së kaluar, duke pasur kontakt me personelin e klinikës dhe kjo ka bërë që ministri që kërkojë më shumë përgjegjësi për personat që kanë udhëtuar në rajonet kritike.