Filipçe: Orën policore e kemi hequr sepse ka zgjatur mjaftueshëm, nëse ka nevojë e kthejmë

Ne kemi analizuar situatën dhe gjendjen me virusin korona përpara se ta heqim orën policore, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij analiza thiret në numrin e ulët të të infektuarve javëve të kaluara si dhe tejzgjatja e orës policore dhe masave restriktive.

“Orën policore e ka hequr Qeveria për shkak të efektit të mirë e të mjaftueshëm që e ka pasur. Ka zgjatur shumë kjo masë dhe atëherë numri i të infektuarve ishte ulur. Ne gjithsesi dikur duhej që t’i ndërprenim masat restriktive.” – Tha Ministri Filipçe.

I pari i Shëndetësisë vlerëson së numër më i madh i të infektuarve është rezultat i mos mbajtjes së maskave dhe distancës.