Numri i hospitalizimeve po zvogëlohet dhe po rritet numri i ç’lajmërimeve të pacientëve me Kovid-19. Numri i pacientëve pozitivë gjithashtu po zvogëlohet, që do të thotë se masat po japin rezultate, njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
“Pavarësisht nga fakti që numrat po bien, ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe, për shkak të paparashikueshmërisë së virusit”, shton Filipçe në njoftim.
Ai tregon se në koordinimin e rregullt të mëngjesit me drejtorët e klinikave ata diskutuan për trajtimin e të sëmurëve, situatën aktuale me ambientet e kovid qendrave dhe rotacionet me stafin.