Filipçe: Numri i të diagnostifikuarve të ri është i pritshëm

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp, ka thënë se gjatë javës së kaluar janë bërë testimet e kontakteve për personat të sëmurë.

“Ky numër ishte i pritshëm dhe ky testim i targetuar ishte për diagnostifikm me kohë dhe izolim të hershëm për të gjithë kontaktet. U tregua se numri më i madh i të prekurve janë bërë në takime familjare dhe kemi izoluar gjithë kontaktet i të sëmurëve në mesin e tyre edhe ata që nuk kishin simptome”, tha Filipçe.
Ai shtoi se ora policore ka lejuar qasje më të lehët dhe testim më të shpejtë.

“Tani ka bashkëpunim më të mirë, epidemiologët kanë arritur më mirë dhe më shpejtë të testojnë. Numri i madh i të diagnostifikuarve janë asimtomatik dhe tetë pacientë janë në ventilim mekanik”, tha Filipçe.

Ai tha se gjatë ditës së nesërme qeveria do të diskutojë për propozimin e Komisionit për orë policore në disa komuna me numër më të madh të të prekurve.