Filipçe: Numri i madh i të infektuarve, nga grumbullimet familjare

Vazhdon trendi i numrit të lartë i të infektuarve me Kovid-19 në vend. Nga 702 teste të bëra, në 24 orët e fundit janë regjistruar 127 raste të reja. Probabiliteti i rasteve pozitive në raport me numrin e testeve sot arrin në 18 për qind. Numri më i madh përsëri në Shkup, ndërsa rekord me të infektuar ka edhe në Shtip. Tetova ka 10 raste të reja, ndërsa në Dibër është regjistruar edhe një rast i ri. Për dallim nga ditët tjera, në Kumanovë sot ka vetëm një të infektuar.

Qyteti Raste të reja
Shkup 67
Shtip 33
Tetovë 10
Ohër 6
Strugë 5
Koçan 2
Probishtip 2
Kumanovë 1
Dibër 1
Në Qytetin e Shkupit gjendja më kritike vazhdon të jetë në Çair ku ka 168 raste aktive. Pason Qendra, Buteli, Gazi Baba, Aerodromi dhe Saraji. Komunat tjera kanë nën 50 raste aktive.

Komunat Raste aktive
Çair 168
Qendër 64
Butel 63
Gazi Babë 58
Aerodrom 57
Saraj 55
Karposh 45
Haraçinë 19

“Numri më i madh i të infektuarve janë nga grumbullimet familjare. Kemi të infektuar nga një dasmë që është mbajtur në shtëpi. Do të anketohen në mënyrë plotësuese mysafirët. Kjo është për momentin e vetmja gjë lidhur me numrin më të madh të të sëmurëve nga koronavirusi. Anketat do të tregojnë se tek sa persona është përhapur virusi, por ekziston rrezik i madh për atë, pasi në dasmë ka pasur grumbullim të njerëzve në një hapësirë të vogël ku dhe nuk janë respektuar masat- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë

Për dallim nga 1 javë më parë kur numri i të shëruarve ishte dukshëm më i madh se i rasteve aktive, bilanci i të infektuarve nga 1 qershori deri sot është rritur për 929, apo 1/3 e bilancit të përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë. Më shumë të infektuar kishte më 5 qershor, përkatësisht 180 raste pozitiv në Kovid-19. Nga 1 qershori deri sot kanë ndërruar jetë 23 persona.

01.06.2020 89
02.06.2020 76
03.06.2020 101
04.06.2020 120
05.06.2020 180
06.06.2020 125
07.06.2020 111
08.06.2020 127
Totali 929
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë, dy nga Shkupi dhe një nga Kumanova. Janë shëruar 7 pacientë.