Filipçe: Nuk paraqet problem nëse Kosova vendos test PCR për shtetasit tanë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në deklaratë për media tha se nuk paraqet problem nëse Kosova vendos test PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që dëshirojnë të udhëtojnë për në Kosovës.

Filipçe komentoi edhe deklaratën e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ku tha se nuk ka qenë i informuar për masat e reja.

“Vendimi ka ardhur pas konsultimit në Komisionin për së*mundje ngjitëse pas disa analizave”, tha Filipçe.