Filipçe: Nuk mund të parashikojmë dot se kur mund të dalim nga situata

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filpçe theksoi sot se “nuk jemi në gjendje që të parashikojmë se kur mund të dalim nga kjo situatë dhe se është ende herët të bëhen llogaritje të tilla”. Ai mori si shembull Kinën edhe dhe vende të tjera të botës ku tha se në Kinë mund të përballen me një kulm të dytë të pandemisë.

“Në të gjithë botën qëllimi është që të ulet numri i të prekurve. Ose të paktën numri të jetë nën kontroll që sistemi shëndetësor mund të përballojë numrin e të prekurve. Parashikimet nuk mund të jenë të sigurta 100 për qind asnjëherë nga askush”- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filpçe. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut sot ka mbërritur në 329, prej të cilve 12 janë shëruar, kurse 9 kanë ndërruar jetë. Sot në Klinikën Infektive si pasojë e Covid-19 kanë vdekur dy burra, njëri në moshën 45 vjeçe nga Kumanova, kurse tjetri i moshës 78 vjeçe nga Dibra.