Filipçe: Nuk mund të krahasohet Qendra klinike në Serbi me atë në vendin tonë

Ky nuk është as ndërtim i ri, as kapacitet që ne planifikojmë të ndërtojmë, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me akuzat e bëra dje nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se në Serbi është duke u ndërtuar Qendër klinike, e cila do të kushtojë shumë më pak se ajo e planifikuar në vendin tonë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarve, Filipçe tha se në Serbi bëhet fjalë për ndërtesë të Qendrës klinike të ndërtuar më shumë se 20 vjet më parë, të cilën autoritetet vendosën të rinovojnë dhe pajisin.
“Ne nuk mund t’i krahasojmë ato gjëra. E qartë është në studimin e fizibilitetit se çfarë do të thotë kompleksiteti i lartë i spitalit dhe sa kushton për metër katror”, ​​theksoi Filipçe.

Ai i bëri thirrje opozitës të pranojë të diskutojë projektin, duke shtuar se nëse ata do të kishin kundër argument serioz, ai do të pranohej.
Lideri i VMRO-DPMNE-së dje në paraqitjen e ftuar në televizionin “Sitel” deklaroi se e njëjta Qendër klinike po ndërtohet në Serbi, e cila kushton 125 milion euro, dhe jo gjysmë miliard euro siç ishte planifikuar në vendin tonë.