Filipçe: Nuk ka të lën*duar nga zjarret në Koçan, por vetëm qytetarë që kanë thithur tym

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka qëndruar në Koçan pasi kjo komunë është kapluar nga zja*rri.

Ka njoftuar, se nga zjarret nuk ka qytetarë të lënduar, por se dhjetë prej tyre janë drejtuar drejt qendrave mjekësore për të kërkuar ndihmë, ngaqë kanë thithur tym.

“Nuk ka persona të lën*duar në kuptimin e lën*dimeve të rënda dhe dje*gieve. Kryeministri përmendi, ka dhjetë pacientë që janë paraqitur në Spitalin në Koçan dhe të cilët janë pranuar pasi kanë thithur tym. Katër prej tyre janë lëshuar në shtëpi, pesë janë mbajtur në spital dhe marrin terapi oksigjenike dhe për disa orë mund të lëshohen për mjekim shtëpiak”, tha Filipçe.