Filipçe: Nuk ka të infektuar me Kovid-19 të cilët i kanë respektuar masat

Nuk ekziston asnjë e dhënë e vetme epidemiologjike që tregon se dikush është infektuar me koronavirus nëse i ka respektuar masat, tha ministri i Shëndetësisë , Venko Filipçe në emisionin “Vetëm Intervistë”, të TV kanal 5.

“Kudo që kemi analizuar dhe inspektuar, ose maskat nuk janë mbajtur apo ka pasur tubim të madh, me një numër të madh njerëzish në distancë të vogël, ose distanca nuk është respektuar në disa ngjarje familjare. Ky është edhe tjetër tregues se respektimi i këtyre protokolleve është të mbrohemi. Problemi rrjedh nga 15 deri 20 familje në Shkup, dhe 20 tjetër në pjesët e tjera të Tetovës dhe Kumanovës. Nga këtu janë vatrat nga të cilat 65 deri në 70 përqind janë prej këtyre klasterve, dhe 30 përqind janë kontakte jashtë klastereve”, tha ministri Filipçe.

Ai gjithashtu u përgjigj në pyetjes pse nuk është vendosur karantinë e plotë për komuna të caktuara në kuadër të qytetit të Shkupit, me ç’rast theksoi se në kohën kur kishte restriksione të lëvizjeve filloi vala dhe kanë sjellë konkluzion se vendosja e sërishme e masave nuk do të ketë efekte.

“Ne vlerësuam se karantina nuk është masë e përshtatshme, sepse këto persona tashmë kishin kontakte në të gjithë qytetin. Këto kontakte i identifikuam në nivel individual, i testuam dhe i vendosëm në izolim. Ka të bëjë me respektimin e masave. Ne jemi përballur me situatë në të cilën njerëzit shpesh japin informacion të pavërtetë, gjë që është për tu dënuar. Kufizimi i lëvizjes nuk është zgjidhje e përhershme. Po, në një moment, por kudo në rajon dhe në botë është vërtetuar se pas lehtësimit ka të infektuar të ri. Virusi është këtu, ne do të jetojmë me të. Duhet të mësojmë t’i përmbahemi masave parandaluese. Kjo është zgjidhja e vetme, jeta jonë e re, kështu që do të jetë deri në fund të vitit, dhe vitin tjetër deri sa të gjendet vaksina. Në fund të fundit nuk mund të jetojmë të mbyllur, duhet t’i respektojmë masat”, tha Filipçe.

Ai potencoi edhe të dhënat se një e treta e të vdekurve në vend nga Kovid-19 kanë ardhur vonë në mjek, duke shtuar se për çdo pacient është bërë absolutisht gjithçka.