Filipçe: Nuk ka nevojë për orë policore, pikun e arritëm javën e kaluar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp, thase nuk ka nevojë për masa shtesë restriktive e as për orë policore sepse siç sqaroi, masat që janë në fuqi po japin rezultate. Mes tjerash, Filipçe shtoi se objektet hotelierike tanimë punojnë vetëm deri ora 21, moti është i ftohtë dhe njerëzit nuk grumbullohen në hapësira të jashtme, ndërsa për grupimet nëpër shtëpi.

Filipçe po ashtu tha se pikun e kemi arritur javën e kaluar dhe se tani situata po stabilizohet. Ai gjithashtu u shpreh se inkurajuese është numri i lartë i pacientëve të shëruar dhe se numri i rasteve aktive po stabilizohet.