Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se nuk i ikën përgjegjësisë dhe pyetjeve.
“Gjithmonë do të jem në dispozicion dhe përpjekje për defokusim nuk do të ketë, por sistemi shëndetësor është kompleks dhe duhet të menaxhohet”, tha Filipçe.
Duke u përgjigjur në pyetjet në lidhje me tragjedinë në Tetovë, Filipçe tha se spitali modular është lëshuar pasi që autoritetet kompetente kanë konfirmuar se janë kontrolluar të gjitha instalimet, rryma, kanalizimi.
Ai tha se spitalet modulare përdoren nga e gjithë botë për shkak se mundësojnë hospitalizimin e pacientëve.
“Spitalet modulare janë model dhe pa to asnjë vend nuk do të mund të menaxhonte me krizën”, tha Filipçe