Filipçe nuk falemnderon shqiptarët që ishin pjesë e fitores!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dërgoi urime të sinqerta për suksesin historik të kombëtares maqedonase të futbollit dhe vendosjen në Kampionatin Evropian. Sidoqoftë, ai theksoi që duhet të respektohen masat e mbrojtjes sepse pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar ende.

“Bravo djem maqedonas! Urime, ju po shkruani histori! Një ditë e shkëlqyeshme për një festë të merituar, por unë ju kërkoj ta bëni me respekt të masave të mbrojtjes. Entuziazmi është i madh, por unë besoj se ky është vetëm fillimi i festimeve të sukseseve të ekipit kombëtar të Maqedonisë,” shkroi Filipce.