Filipçe njofton se sa punonjës shëndetësor janë paraqitur për të marr vaksinën

Ministri i Shëndetësisë Venko Fjilipçe gjatë vizitës së klinikës shëndetësore në Bit Pazar njoftoi se afro 4 mijë punonjës shëndetësor janë paraqitur për të marr vaksinën antiCovid, e cila gjatë këtij muaji pritet të arrijë në vendin tonë.

“Biseduam se si do të organizohet puna rreth vaksinave nëpër punktet, në dy ndërrime dhe nga një ndërrim në poliklinikat e tjera, do të jenë aktive që të 7 poliklinikat. Deri në këto momente janë paraqitur afro4 mijë punonjës shëndetësor për të pranuar vaksinën”, tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Ueb faqja ku qytetarët do të mund të paraqiten për të marrë vaksinën nesër do të jetë aktiv”, njoftoi Filipçe.