Filipçe: Një pjesë e madhe nga luf*ta kundër koronavirusit mbetet në ndërgjegjen e popullit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot edhe një herë theksoi se rekomandimi për çfarëdo forme të tubimit masiv mbetet edhe tani, edhe në të ardhmen, por po ashtu edhe se një pjesë e madhe në tërë këtë luf*të kundër koronavirusit mbetet në ndërgjegjen dhe vetëdijen e popullit.

“Rekomandim absolutisht ka pasur, ka edhe tani dhe do të ketë edhe në të ardhmen për çdo formë të tubimit masiv. Por, çdoherë vijmë deri te poenta e njëjtë, e ajo është se një pjesë e madhe në tërë këtë luf*të kundër koronavirusit mbetet në ndërgjegjen dhe vetëdijen e popullit. Çfarëdo forme e tubimit ku nuk do të mbahet distancë, qytetarët nuk mbajnë maska, është absolutisht e rrezi*kshme, si për shëndetin e të pranishmive aty, ashtu edhe për shëndetin e të afërmve të tyre”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë, megjithatë tha se beson se në ditët e fundit të fushatës, edhe natën pas zgjedhjeve kur do të dihen rezultatet, do të respektohen absolutisht të gjitha protokollet.

“Ne praktikisht për çdo ditë në mbledhjet e mëngjesit të Komisionit për sëmundje infektive shqyrtojmë kërkesa të ndryshme, nga organizatorët e ngjarjeve në ambient të hapur, të mbyllur, dasmat a do të organizohen apo jo ishte pyetje para disa ditëve. Për gjithçka vlejnë rekomandimet e njëjta. Dhe sërish do të kthehem në atë se rastet e reja janë aty ekskluzivisht ku masat nuk respektohen”, tha Filipçe.