Filipçe: Nga tetori vetëm me dy doza të vaksinës në ambiente të mbyllura

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencë për media theksoi se, planifikohet që nga muaji tetor, për hyrje në ambiente të mbyllura të nevojitet certifikatë për marrjen e dy dozave të vaksinës kundër Covid – 19.
“Njëra nga masat që planifikohet është që, njëra nga masat që vlente për një dozë të vaksinës të mund të hyhet në qendrat e mbyllura tregtare, në objektet hotelierike dhe ngjashëm, me siguri do të ndërrohet dhe do të kërkohet certifikatë për vaksinim të plotë, përkatësisht dy doza të pranuara.

Ajo po shqyrtohet, përkatësisht është biseduar tash më dhe me siguri do të vendoset. Në të vërtetë, ajo edhe kontribuoi në rritjen e interesit për vaksinim, i cili fatkeqësisht ditëve të fundit është zbehur. Do të thotë, aty ku kërkohet një dozë e vaksinës, do të kërkohen dy doza. Por, do të lëmë kohë për qytetarë dhe është planifikuar të miratohet më muajin tetor”, ka bërë të ditur ministri Venko Filipçe.