Filipçe: Nga 21 janari kafiteritë dhe restorantet do të punojnë deri në orën 21:00

Nga 21 janari kafiteritë dhe restorantet përsëri do të punojnë deri në orën 21:00.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjendja epidemiologjike në vend është stabile, po ulet numri i të hostpializuarve në spitale, ka shtretër të lira, ndërsa kjo mundëson kthimin e orarit të punës për objektet hotilerike.

“Nga 21 janari është e sigurt se objektet hotilerike do të punojnë deri në orën 21:00. Do të shqyrtohet kërkesa e tyre dhe mundësia që të punojnë deri në orën 23:00. Masat të cilat u sollën para Vitit të Ri dhanë rezultat dhe tani kemi situatë stabile, nuk do të ketë lehtësime të masave tjera”, u shpreh Filipçe.