Filipçe: Nesër do të vendoset për masat restriktive

Nesër në mëngjes do të vendoset për masat restriktive pas 20 prillit, ka bërë të ditur për TV21 ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

I pyetur se a është analizuar situata epidemiologjike me Covid-19 gjatë fundjavës, siç u paralajmërua, dhe kur pritet të sillet vendimi se çfarë masa restriktive do të kemi pas 20 prillit, Filipçe u përgjigj.
“Nesër në mëngjes do të vendoset”.

Ngjashëm njoftuan edhe nga Instituti i Shëndetit Publik, të cilët poashtu janë pjesë përbërëse e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse i cili i propozon masat anti-Covid deri te Shtabi i Krizës që më pas të miratohen në Qeveri.
“Besojmë se do të vendoset nesër”, thanë nga ISHP-ja.

Përndryshe, masat aktuale anti-Covid janë në fuqi deri më 20 prill, ndërkaq se a do të ashpërsohen apo lehtësohen, mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse gjatë ditës së nesërme