Filipçe: “Nesër do të propozohen masat për personat e pavaksinuar”


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot theksoi se nesër do të kenë takim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse ku do të bisedohet për masat e reja kufizuese.

“Është caktuar takim ku do të bisedojmë se çfarë masash do të vendosen. Do të dalim me propozime konkrete dhe më pas do t’i dorëzojmë në qeveri”, tha Filipçe duke shtuar se masat do të jenë më shumë për personat e pavaksinuar.

Sipas tij, sistemi shëndetësor momentalisht është i ngarkuar dhe kjo nuk duhet të tolerohet në kohën kur kemi vaksina.

“Vjen sezoni i dimrit dhe nuk lejohet që të mos imunizohen qytetarët”, tha Filipçe.