Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas vizitës së tij në Saraj deklaroi se gjatë ditës së nesërme pritet të vijnë 3.000 vaksina ruse kundër Covid-19.
“Me shumë gjasë të mërkurën do të nis vaksinimi, ndërsa nesër pritet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit, rreth orës 14:00”, pohoi Filipçe.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut pritet të furnizohet me rreth 200 mijë vaksina ruse Sputnik V.