Filipçe: Nëse ka nevojë, do të rekomandojmë masa restriktive

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se autoritetet shëndetësore në vendin tonë këto ditë do të diskutojnë me përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore në Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës në lidhje me situatën me koronavirusin dhe rreziqet e mundshme për përhapjen si pasojë e hapjes së kufijve dhe qarkullimit të lirë.

Filipçe theksoi se edhe përkundër numrit të lartë të personave të infektuar në këto vende si dhe fluksit të madh të qytetarëve, tani për tani nuk është biseduar për mbylljen eventuale të kufijve.

“Tani për tani jo, sepse të dhënat zyrtare deri më tani nuk tregojnë numër kaq të madh të të infektuarve, megjithëse kishim informacione se diçka jozyrtare po ndodh. Ne do të flasim këto ditë me përfaqësuesit e autoriteteve të tyre shëndetësore për të parë se cila është situata, cilat janë rreziqet e mundshme për vendin tonë.

Po, absolutisht po, nëse vlerësojmë që është e nevojshme ndonjë masë kufizuese, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kufirin apo për kufizimin e lëvizjes në ndonjë pjesë të vendit, do ta rekomandojmë, tha Filipçe pas takimit me përfaqësuesit e Shoqatave për Sëmundje të rralla.