Filipçe: Nëse i respektojmë masat, numri i të sëmurëve me Covid-19 do të ulet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se ne jemi njëri nga vendet e rralla i cili gjatë gjithë periudhës së kaluar ka protokolle për funksionim të kompanive, bizneseve, objekteve hotelierike, hotele, plazhe, pishina.
“Ato protokolle bazohen në parime të qarta epidemiologjike. Mbajtja e obligueshme e maskës, mbajtja e distancës fizike është mënyra e vetme me të cilin ne do të dalim nga kjo krizë shëndetësore. Nëse i respektojmë masat parandaluese numri i të sëmurëve do të ulet”, tha Filipçe.

Sipas tij, masa e vetme shtesë e cila mund të vijë parasysh në një moment, indikacion për atë se a do të vendosen masa shtesë, e ajo është restrikcion në lëvizje janë okupimi dhe përmbushja e kapaciteteve të spitaleve.

“Ne në këtë moment indikacion për këtë nuk kemi. Nuk mund të jetojmë të mbyllur dhe me restrikcion. Epidemia do të zgjasë edhe pas gjetjes së vaksinës derisa nuk vaksinohet një përqindje e mjaftueshme e popullatës”, potencoi Filipçe dhe shtoi se ka nënshkruar letër deri te Organizata Botërore e Shëndetësisë që të hyjmë në planin për ndarje të vaksinës atëherë kur do të jetë në dispozicion.