Filipçe: Në vjeshtë paralajmërohen masa respektive për të pavaksinuarit (VIDEO)

Nuk përjashtohen masa të reja restriktive nga muaji shtator ose tetor.
Kështu deklaroi ministri I shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili njoftoi se po mendohet për masa të reja për personat që refuzojnë të vaksinohen, pasi sipas tij, rre*zikojnë shëndetin e të imunizuarve.
Kreu i shëndetësisë, tha se për momentin masat mbeten të njëjta dhe se nuk planifikohen restriksione për kufijtë, dhe për organizimet me prezencë masive.

“Për momentin nuk planifikojmë për masa restriktive. Po mendojmë se a është e nevojshme për të ndërmarrë diça në vjeshtë dhe po i ndjekim përvojat në vendet e tjera. Shumë vende të botës lajmërojnë për masa restriktive vetëm për personat e pavaksinuar, por, ne ende nuk kemi sjellur ndonjë vendim. Sigurisht, nëqoftë se vlerësojmë se rreziku rreth të vaksinuarve është mjaftueshëm i madhë, atëherë do të vendosim për masa restriktive”
Filipçe sqaroi se vaksinimi është duke ecur mirë. Një dozë vaksine kanë marrë rreth gjysmë milionë e qytetarëve, ndërsa dy doza rreth 330.000 qytetarë.

“Vaksinimi në terren po zhvillohet mirë, rreth 20.000 persona janë vaksinuar me ndihmën e imunizimit në terren. Mund të them se imunizimi në vend po zhvillohet shkëlqyeshëm, ndërsa sot do ta tjekalojmë numrin prej 500 mijë të vaksinuarve me një dozë. Ekipet mjekësore janë në terren, fushata fuqishëm do të intensifikohet me qëllim që të rritet numri i të vaksinuarve”.
Ministri gjithashtu njoftoi se pika e vaksinimit “Boris Trajkovski” do të mbyllet në gusht dhe vaksinim do të vazhdojë vetëm në pikat e imunizimit.