Filipçe në takim me mjekët e spitalit “8 Shtatori”: Intervenimet kirurgjike zhvillohen rrjedhshëm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pasditën e sotme ka realizuar takim me përfaqësues të kolektivit kirurgjikal të Spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” dhe drejtorin e spitalit mjekun Hristian Kostov.

Në takim, siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë (MSH), janë shqyrtuar më shumë aspekte të situatës, gjegjësisht në SPQ “8 Shtatori” për momentin mjekohen 100 pacientë me Covid-19 dhe prej këtu reduktimi i numrit të sektorëve kirurgjik, por me kujdes të rasteve urgjente si malinje dhe fraktura.

“Ato intervenime zhvillohen rrjedhshëm. Gjatë takimit është gjetur zgjidhje e përkohshme e programit operativ për javën e ardhshme, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme ministri me mjekët do të diskutojnë edhe për zgjidhje afatgjate për sfidën. Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët të vaksinohen. Numri më i madh i pacientëve janë të pavaksinuar dhe kjo seriozisht e ngarkon sistemin shëndetësor”, qëndron në kumtesë.