Filipçe: Në SPQ “8 Shtatori” do të kthehet edhe patologjia tjetër, po përforcohet sistemi shëndetësor për valën e vjeshtës

Në fillim të gushtit do të fillojë që të përgatitet Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” me qëllim që gradualisht të kthehet dhe patologjia tjetër që zakonisht trajtohet në këtë spital që të mos krijojnë lista të gjata të pritjes theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe e paralajmëroi përgatitjen e 16 spitaleve përgjatë vendit për valën e vjeshtës sa i përket infrastrukturës, pajisjes mjekësore laboratorët dhe kuadrit.

“Është i gatshëm plani për përmirësim të kapaciteteve të spitaleve për muajt e vjeshtës. Në fillim të gushtit do t’i fillojmë edhe ato procese e kjo domethënë se secili nga 16 spitalet do të ketë ambulantë të montuar dhe mini repart ku do të vendosen ata pacientë që fizikisht në tërësi të veçohen pacientët e sëmurë nga Kovid dhe sëmundje të tjera infektive nga pacientët tjerë nga spitalet ekzistuese që të munden ato objekte të funksionojnë normal” deklaroi Filipçe për televizionin Kanal 5.

Në kuadër të përgatitjeve Filipçe paralajmëroi edhe përmirësim të laboratorëve në të gjitha qytetet për teste të shpejta PCR si dhe përforcim të personelit mjekësor me mjek të rinj.
“Shpresoj se nuk do të ketë valë të re por ne duhet të përgatitemi. Në atë drejtim është edhe përmirësimi i kapaciteteve të laboratorëve në secilin qytet për test të ri PCR dhe gjatë ditës së djeshme kishim takim me mjekët e rinj të cilët morën licenca për punë javën e kaluar.

Ata duhet të fillojnë me punë sipas ndryshimit të Ligjit të kenë vend të garantuar të punës që do të paguhet. Një pjesë e tyre tashmë shfaqën interes që të jenë pjesë e ekipeve në repartet infektive dhe klinikat dhe në mënyrë paralele në gjithë këtë fillojmë edhe procesin e sigurimit të financave për punësim të tyre të përhershëm. Ky është plan i cili shënon përforcimin edhe të infrastrukturës edhe të pajisjeve mjekësore si dhe i laboratorëve dhe kuadrit” theksoi Filipçe.