Pacientët për ne gjithnjë janë në vend të parë. Sot në ISHP Klinika Universitare për Endokrinologji u hap Qendër Diagnostike Endokrinologjie, e cila mundëson diagnostikë gjithëpërfshirëse, të integruar të pacientëve me sëmundje endokrinologjike, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në këtë Qendër, njofton ministri, ka tre kabinete për diagnostikë ultrasonografike të ndryshimeve patologjike të gjëndrës tiroide por edhe të gjëndrave të tjera endokrinologjike.
“Është hapur edhe një kabinet për biopsinë me gjilpërë të hollë të ndryshimeve të gjëndrës tiroide me ultratinguj, si dhe një kabinet për ekzaminimin me ngjyra-doppler të qarkullimit të gjakut tek pacientët me diabet. Ne ofrojmë diagnostikim më të hershëm dhe më të mirë të problemit të shputës diabetike, diagnostikim të hershëm dhe parandalim të amputimeve. Qendra ka edhe një zyrë këshilluese për obezitetin. I përgëzoj kolegët e mi nga Klinika e Endokrinologjisë, drejtoreshën Dr.Sasha Jovanovska Mishevska, për përpjekjet dhe përkushtimin në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve. Ne e njohim urgjencën dhe bëjmë çdo përpjekje për përmirësimin e shëndetit të personave me diabet dhe iu ofrojmë qasje bashkëkohore për mjekim”, shkroi Filipçe.