Filipçe: Në Greqi nuk mund të udhëtoni me test të antitrupave

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka sqarur procedurat me të cilat, shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Greqi.
“Vërtetimi për vaksinim dhe testet PCR, mjaftojnë për të hyrë në Greqi”, tha Filipçe.

Ndërkohë ka bërë të ditur, se me test për prezencë të antitrupave, nuk mund të kalohet në kufijtë grekë.
“Unë javën e kaluar kam biseduar me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi dhe ata më thanë, se ai nuk mund të jetë dokument me të cilin do të mund të hyjnë në Greqi”, tha Filipçe në Krivollak