Filipçe: Në fund të javës do të diskutojmë për hapjen e kufijve

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp tha se ne fund të javës do të diskutohet edhe për hapjen e kufijve. Por, ai tha se e gjitha kjo do të varet nga numrat e rinj të të infektuarve gjatë kësaj jave dhe analizës dyjavore që bën Ministria e Shëndetësisë. Prandaj ai apeloi edhe një herë që të respektohen masat dhe kjo të bëhet e mundur sa më shpejt.