Filipçe: Në fillim ose në mes të muajit maj do ta kthejmë jetën në funksion

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në video-sesionin e sotëm theksoi se ndihmë e madhe do të jenë të dhënat për nënës dhe djalit nga Velesi, të cilët përpara disa ditëve janë gjetur në një banesë në Veles.

“Të dhënat për ata që do të na dorëzohen do të jenë me rëndësi të madhe që të dimë se çfarë do të ndodh më tej. Mendoj se është strategji e mirë që testohen vetëm pacientët me simptoma. Besoj se në fillim ose në mes të majit do ta kthejmë jetën në funksion. Pas asaj, do të lëshohemi në detektimin e antitrupave”, tha Filipçe.

Filipçe paralajmëroi se është e mundshme që në muajin maj, pas festave të fillojë lehtësimi i masave për lëvizje, të cilat janë vendosur për parandalimin e virusit korona.

“Besoj se në fillim ose në mes të muajit maj do ta kthejmë jetën në funksion”, tha Filipçe.

Ai përsëriti se gjatë kohës së vikendit për Pashkët, do të vlejnë masat e ashpra, gjegjësisht do të kemi vikend të karaktinuar, ndërkaq më pas do të diskutohet plotësisht në Qeveri për lehtësimin e masave restriktive.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 828 persona ndërsa raste aktive janë 753. Numri i të vdekurve në vend është 34 ndërsa i të shëruarve 41. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 8.057 teste./Portalb