Në disa vende fqinje të cilat nuk publikuan situatën reale me Covid-19, kishte pamje si në Itali tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Siç tha ai fotografia e spitaleve atje ishte krejt e ndryshme nga ajo që e treguan mediumet lokale.
“Kishte disa qytete në disa vende fqinje që kishin skenarë shumë të ngjashëm me ato në Itali. Me njerëz të shtrirë nëpër korridoret e spitaleve dhe kjo askund nuk u shfaq në medium ne e dinim nga kolegët tanë” tha Filipçe.