FILIPÇE: NDËRMARRIM HAPA REVOLUCIONAR NË SHËNDETËSI

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçem në një intervistë tha

“Shëndetësia publike nuk mund të ndryshohet për një natë, për këtë shkak ndërmarrim hapa revolucionar, me rroga më të larta për mjekët, edhe specializimet janë të paguara”.

I pyetur lidhur me rritjen e rrogave të mjekëve specialistë nga 1 janari i vitit 2019 deri në 100.000 denarë, Ministri tha se ky proces tashmë ka filluar.

“Hapi i parë është mjekim pa pagesë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë nga 1 janari i vitit 2019. Hapi tjetër për zmadhimin e rrogave të specialistëve është bërë përmes zmadhimit të shumës për ndrin e natës dhe punës në orët e vona me 20% dhe 40%, rroga e mjekëve specialistë është zmadhuar në varësi të drejtimit dhe institucionin publik shëndetësor ku punojnë”.

Ai shton se akoma ka borxhe në shëndetësi dhe vetëm me punë dhe me financim shtesë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë mund të kalohen sfidat dhe vendi do të shkojë në drejtim të një sistemi bashkëkohor shëndetësor.