Filipçe: Mund të përballemi me fluksin e pacientëve

Kemi kapacitet që të përballemi me fluksin e pacientëve dhe ka mjaft shtretër të mjaftueshëm për trajtimin e tyre intensiv, veçanërisht që nga java e ardhshme një pjese të madhe do t’u përfundojë periudha prej tre javëve dhe do të fillojë të çregjistrohen, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në deklaratën për mediat gjatë qëndrimit në Prilep, ai tha se është e saktë se ka numër të madh të pacientëve, veçanërisht në spitalin “8 Shtatori” dhe në Klinikën Intensive, siç tha, problem me të cilin po përballemi këto ditë, dhe për këtë ka filluar rotacioni i mjekësve dhe infermiereve nga të gjitha institucionet publike-shëndetësore në shtet.

“Në këto dy klinika ka plotësisht numër të mjaftueshëm të shtretërve dhe qasje deri te makinat respiratore. Janë paraparë edhe institucione të tjera të cilat tani janë të lira. Ka vende të lira edhe në Spitalin Modular afër Klinikës Infektive, dhe në “8 Shtatorin” dhe në të gjitha spitalet e tjera ku ka reparte infektive. Javën e ardhshme fillon cikli i çregjistrimit të pacientëve sepse ka kaluar periudha prej tre javëve nga fillimi i kësaj vale dhe trajtimi i tyre tashmë përfundon. Ashtu që, konsideroj se kjo është një sfidë e madhe e cila tani për tani mirë e menaxhojmë”, konsideron Filipçe.

Edhe gjatë votimit në zgjedhjet do të ketë ekipe të punonjësve shëndetësorë, veçanërisht të drejtën ta realizojnë pacientët, ata në vetizolim dhe të sëmurët kronikë.

“Atë që nga ne e kërkoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është lista e punonjësve shëndetësorë nga i gjithë shteti, sipas komunave, që në mënyrë përkatëse të përfshihen në procesin zgjedhor, votimi i njerëzve të cilët janë në trajtim në shtëpi, për ata të cilët janë në vetizolim dhe për njerëzit të cilët kanë sëmundje kronike”, tha Filipçe.

Theksoi se këtë fundjavë do të analizohen paralajmërimet për hapjen e kufijve, pa karantinë, për çfarë është me rëndësi bashkëpunimi rajonal i sistemeve shëndetësore.

Shtoi se edhe të parët në rajon kemi reaguar dhe filluam me në testim intensiv të një numri të madh të kontakteve të të sëmurëve të diagnostikuar paraprakisht që, siç tha, na mundësoi për një kohë të shkurtër t’i vendosim në izolim. Për problemin me mosdhënien e të dhënave nga njerëzit që duhet të jenë në izolim, ministri tha se ka mekanizma si të tejkalohet.

Bëri të ditur se për këtë problem në mëngjesin e sotëm është diskutuar në takimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe se sot apo më së voni nesër publikisht do të publikohen emrat të cilët nuk duan t’i marrin vendimet për vetizolim, ndërsa bëhet fjalë për 450 vendime të tilla.