Mund të menaxhohet angazhimi i punonjësve shëndetësor në këshillat zgjedhor, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Mendoj se nëse ka nevojë dhe nëse nevojiten në vendet e punës ku tani janë plotësisht të angazhuar, në trajtim të pacientëve me KOVID-19, në atë sistem të rotacionit mund të lirohen. Nuk punojnë të gjithë mjekët dhe punonjësit shëndetësorë tërë kohën. Ata bëjnë rotacion. Rreth 3.000 punonjës shëndetësorë janë anëtarë të këshillave zgjedhorë të zgjedhur në viti 2016. Ata njerëz tashmë kanë përvojë dhe plotësisht mund të kenë përvojë edhe në këshillat zgjedhorë për masa preventive që do të duhet të zbatohen në vendvotime. Në bisedë, përfaqësuesit e KSHZ-së thanë se numri i kërkesave për përjashtim është mjaft i ngjashëm me të gjitha aktivitetet paraprake zgjedhore. Megjithatë, mendoj se ky problem, së pari, nuk është aq i madh, megjithatë nëse imponohet, mund të menaxhohet dhe me sistem të rotacionit mjekët të lirohen nëse duhet”, sqaroi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Aeroportin e Shkupit.
Lidhur me drejtorin e ri të Qendrës për shëndet publik, Aleksandar Stojanov i cili vjen pas shkarkimit të Arben Ziberit, ministri Filipçe informoi se procedura administrative duhet të përfundojë sot.
“Me sa di unë, shkarkimi është dërguar edhe me postë, megjithatë fizikisht drejtori i ri e ka pranuar sot vendimin. Mendoj se sot duhet të përfundojë ajo procedurë administrative”, theksoi Filipçe.
Në pyetjen për pacienten e cila është në dializë dhe është pozitive me KOVID-19, ndërkaq është e hospitalizuar, Filipçe sqaroi se është paraqitur problem me këto raste.
“Është paraqitur problem me pacientët të cilët janë në dializë, ndërkaq të cilët janë pozitivë me KOVID-19, sepse qendrat ku po bëhet tani dializa, janë regjistruar si ditore dhe aty pacientët nuk mund të mjekohen. Kjo bëri zhvendosje të vogël të strategjisë së konstatuar me dhënien nën koncesion të qendrave për dializë. U imponua situata të gjithë pacientët pozitivë me KOVID-19 të cilët duhet të bëjnë dializë, të mjekohen vetëm n’ “8 Shtatori’”, tha FIlipçe.