Filipçe: Mësimi duhet të fillojë me prani fizike

Të gjitha analizat flasin se viti i ri shkollor duhet të nis me prezencë fizike – ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.
“Nëse paraqitet ndonjë rast pozitiv nëpër shkolla, epidemiologët do të vlerësojnë nëse paralelja do të duhet të transferohet në mësim nga distanca ose në mënyrë të kombinuar” – ka thënë Ministri Filipce.

Për momentin nuk do të ketë testime të fëmijëve, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe UNICEF-it.
“Por nëse ka indikacione për këtë, do të bëhen rapid-teste të nxënësve, por për këtë do të vendosin epidemiologët”– tha Filipce.
Ai ka theksuar se situata po stabilizohet, faktori R i transmetimit të virusit tashmë është ulur nën zero.

“Edhe sot kemi rreth 880 inf*ektime të reja, por mënyra e vetme që t`u ndihmohet fëmijëve është të vaksinohen të rriturit, që të mbrohen prindërit dhe të moshuarit” – tha Ministri Filipce.
Ministri Filipce e ka quajtur përfitim vendimin e BE-së që RMV-ja të vendoset në listën e vendeve jo të sigurta për udhëtime. Sipas tij, qëllimi është vaksinimi, për shkak se edhe në vendet e BE-së, hyrja nëpër institucione lejohet vetëm për qytetarët e vaksinuar.